Hong Kongu u njoh si tregu me qiratë më të larta për pasuritë e patundshme komerciale, thuhet në studimin e kompanisë konsulente ndërkombëtare në fushën e pasurive të palujtshme “CBRE Group, Inc” (CBRE).

"Hong Kongu përfitoi nga lufta aktive e shitësve me pakicë (retailers) ndërkombëtarë - veçanërisht në segmentet “e modës së shpejtë”, kozmetikës, prodhimeve të argjendarisë e orave si dhe veshjeve për klasën e mesme", - njoftuan në kompani.

0Gjithashtu ndër dhjetë qytetet më të shtrenjta, për sa i përket qirave në sferën e shitjeve me pakicë, renditet edhe Moska, ku në vitin 2012 më shumë se 15 brende (marka) ndërkombëtare hapën dyqanet dhe butique e tyre.