Shitjet e makinave të reja në Francë ranë deri në 1.9 milion automjete - shifra më e ulët që nga viti 1997. Këtë rezultat të vitit të kaluar e bëri publik sot Unioni i Prodhuesve të Automobilave i Francës (SHPAF).

Sipas të dhënave të tij, vitin e kaluar shitjet e makinave ranë me 13.9%, çka më së shumti ka prekur pikërisht prodhuesit francezë. Në lidhje me kompanitë e huaja, rënia e shitjeve të automobilave përbën 6.7%.

Tendenca negative i referohet kryesisht automjeteve të klasit të vogël e të mesëm si dhe kamionëve.

"Ky është një tregues objektiv i ngadalësimit të ritmeve të rritjes së ekonomisë", - theksoi SHPAF.