Një përfaqësues i Ushtrisë së Lirë rebele të Sirisë deklaroi se opozita zotëron të gjitha komponentet e nevojshme për prodhimin e armëve kimike, njofton gazeta "Today’s Zaman", duke iu referuar informacioneve të Agjencisë turke "Anatolia".

Sipas fjalëve të bashkëbiseduesit të agjencisë, rebelët kanë shtënë në dorë të gjitha komponentet e nevojshme të armëve falë kalimit në anën e tyre të oficerëve të Presidentit sirian Bashar Al-Assad.

Se kush i ka ndihmuar rebelët, nuk bëhet me dije. Megjithatë dihej që në korrik të vitit 2012 se opozitës iu bashkua Gjeneral-majori Adnan Sillu, i cili ishte përgjegjës për programin e zhvillimit dhe prodhimit të armëve kimike në ushtrinë e Assadit.