0Meteorët janë copëza të vogla të fashës, bishtit të lënë nga shpërbërja e kometës. Ata lëvizin në orbitën e vet dhe një herë në vit kryqëzohen me orbitën e Tokës, thotë astrofizikani Vladimir Surdin:

- Duke iu afruar Diellit kometat humbasin mbështjelljen e vet të jashtme. Si rezultat avullohet gazi nga sipërfaqja e tyre dhe merr me vete rrjedha pluhuri. Këto grimca të vogla, duke depërtuar në atmosferën e Tokës me një shpejtësi mbi 40 km në sekondë, gjatë fërkimit me ajrin digjen në formën e flakërimit të meteorëve. Asnjë nga këto grimca nuk arrin deri në Tokë dhe nuk përbën kërcënim as për ne dhe as për aeroplanët.

Pas çdo shiu të tillë meteorik në sipërfaqen e Tokës depozitohen disa ton materiali kometor, të cilin e gjejnë më vonë në akujt e Antarktidës në formën e sferave shumë të vogla të djegura. Këto gjurmë përmbajnë informacione jashtëzakonisht të vlefshme në lidhje me atë se prej ç’materiali janë formuar skajet e largëta të sistemit diellor, prej nga ku e marrin origjinën e vet kometat. Sipas fjalëve të Vladimir Surdin, madje edhe vetë flakërimet e meteorëve kanë vlerë të madhe shkencore.

- Gjatë djegies në atmosferë këto grimca me flakërimin e tyre demonstrojnë përbërjen e vet kimike. Duke fotografuar spektrin, ne mësojmë se nga ç’materiale ishin të përbëra këto grimca pluhuri, ndërsa si rrjedhojë dhe vetë trupi i tyre mëmë.

Ndërsa grimcat kometore nuk janë djegur ende në atmosferë, ato presin itinerarët e fluturimit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) dhe satelitëve të shumtë. Pas “breshërisë” meteorike në sipërfaqen e aparateve kozmike duken vrimëza mikroskopike të shkaktuara nga goditjet. Probleme të mëdha, megjithatë, dushet meteorike nuk krijojnë, vazhdon më tej Vladimir Surdin:

- Deri më sot nuk ka patur asnjë rast të vetëm kur ndonjë aparat kozmik të jetë dëmtuar seriozisht nga meteoritët e vegjël. Por ata prishin dritaret e vogla, qelqi humbet nga gërvishtjet transparencën e vet, panelet e baterive diellore japin më pak energji elektrike. Prandaj është më mirë që gjatë dusheve meteorike Stacioni të zhvendoset me qëllim që shumica e grimcave të pluhurit ta anashkalojë atë.

Intensiteti i shiut të Kuadrantidave (Quadrantids) ndryshon nga viti në vit, dhe prandaj është e vështirë të thuhet se sa i fortë do të jetë dushi meteor kësaj here. Arsyeja konsiston në faktin se lënda përbërëse e kometës është shpërndarë në orbitën e saj në mënyrë shumë të pabarabartë - atje ku ishte bërthama e kometës ndodh dendësimi i grimcave të rrymës së meteorëve. Toka kalon nëpër zona herë më të dendura e herë më pak të dendura të rrjedhës meteorike. Kur Toka dhe ish bërthama e kometës i nënshtrohen konvergimit maksimal, atëhere bien shira shumë të fuqishëm meteorë.

Kështu ka ndodhur në vitin 1966 me Leonidet (Leonids) - shira të tjerë yjorë këta. Atëhere në qielli vetëtinin nga 30 yje në sekondë. Ajo ngjarje është përfshirë në tekstet shkollore. Vërtetë, duhet thënë, se dukuri të tilla janë jashtëzakonisht të rralla.

0Me kalimin e kohës shirat meteorikë të Kuadrantidave (Quadrantids) dhe rrymave të tjera të ndritshme - Leonideve, Perseideve, Gemenideve - gjithsej të tillë njihen rreth 20 - do të vijnë duke u fashitur ngadalë. Shuarja graduale e shirave meteorë zgjat në qindra dhe madje mijëra vjet. Por kjo nuk do të thotë aspak se me ta nuk do të mund të kënaqin syrin pasardhësit tanë të largët. Pasi kometa të reja do të vazhdojnë të fluturojnë drejt Diellit, duke humbur lëndën përbërëse të tyre, ndërsa kjo do të thotë se do të ketë dushe të reja meteorike.