Opozitarët e armatosur sirianë hapën zjarr me armë automatike dhe mortaja mbi helikopterët e dislokuar në aeroportin ushtarak në veri të vendit, konfirmon Këshilli Mbikëqyrës për të Drejtat e Njeriut i opozitës siriane.

Sipas të dhënave të tij, në sulm u përfshinë grupe të lidhura me "Al-Qaeda-n". Aktualisht nuk ka të dhëna për viktima si pasojë e këtyre sulmeve.

Këshilli Mbikqyrës konfirmon se opozita e armatosur po përpiqet për disa ditë me radhë të marrë nën kontroll aeroportin ushtarak.