Përpjekjet për shpëtimin e platformës së shpimit të kompanisë Royal Dutch Shell, e cila ka ngecur në cekëtinë në brigjet e Alaskës, u shtynë për një afat kohor të mëvonshëm për shkak të erërave të forta, njofton BBC.

Platforma lundruese e shpimit Kulluk, e cila po lundronte drejt brigjeve të Alaskës, ngeci në cekëtinë pranë ishullit Kodiak të hënën. Sipas të dhënave të rojes bregdetare të SHBA-ve, situata me platformën nuk është e rrezikshme.

Më 30 dhjetor gjatë një stuhie të fuqishme platforma e shpimit u shkëput dhe filloi të lundronte në mënyrë kaotike, pasi motorët e anijes rimorkiator që e tërhiqte atë pushuan së funksionuari. Ekuipazhi i Kulluk u evakuua, kur lindi rreziku i përplasjes me një nga ishujt.