Tre nxënës të një shkolle u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale në provincën e Sirnak në juglindje të Turqisë, njofton Agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar mediat lokale.

Bomba artizanale ishte vendosur në hollin e katit të tretë të shkollës. Të gjithë nxënësit e lënduar u shtruan në spital.

Aktualisht policia po heton incidentin e ndodhur.