Autoritetet e ishullit Reunion - rajonit të përtej detit të shtetit francez në Oqeanin Indian - shpallën nivelin e lartë të rrezikut (atë portokalli) për shkak të afrimit të stuhisë tropikale Dumile, njoftoi të mërkurën kanali televiziv francez TF1.

Në ishull janë mbyllur kopshtet e fëmijëve dhe shkollat si dhe dy aeroportet. Popullsisë i është rekomanduar të furnizohet me ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente, si dhe të përgatitet për një evakuim të mundshëm. Parashikuesit e motit nuk përjashtojnë mundësinë që të enjten stuhia të kthehet në një uragan të fuqishëm dhe të vërshojë në brigjet e ishullit.