Një kriminel vodhi natën e Vitit të Ri në kopshtin zoologjik në qytetin polak të Chorzow dy pitonë mbretërorë. Kjo u njoftua sot nga përfaqësuesit e policisë lokale dhe punonjësit e kopshtit zoologjik.

Fiks në mesnatë, kur i gjithë vendi po festonte ardhjen e vitit 2013, hajduti theu xhamin e terrariumit, mori gjarpërinjtë e rrallë dhe u zhduk. Vetëm në mëngjes punonjësit e kopshtit zoologjik vunë re thyerjen e xhamit të kafazit.

Punonjësit e kopshtit zoologjik besojnë se hajduti do ta ketë të vështirë t'i shesë pitonët, pasi ata janë të pajisur me çipe të veçantë sigurie. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që krimineli ka dashur të marrë simbole të gjalla të vitit të Gjarpërit të Zi të Ujit.