Në Indi po bëhet thirrje për ta bërë publik emrin e viktimës së përdhunimit në grup, e cila humbi jetën në Delhi, duke i vënë emrin e saj ligjit të ri kundër dhunës seksuale.

Kjo ide u hodh nga Ministri i ri i Arsimit, Shashi Tharoor. Sipas fjalëve të tij, emri i vajzës, e cila humbi jetën, duhet përjetësuar.

Krimi u krye më 16 dhjetor në Nju Delhi. Studentja 23-vjeçare po udhëtonte me autobus me një shokun e saj. Ata u sulmuan nga gjashtë burra të dehur, të cilët i rrahën ata të dy dhe përdhunuan vajzën. Pas kësaj kriminelët i hodhën viktimat e tyre nga autobusi që ishte në lëvizje e sipër.

Vajza vdiq të shtunën në një spital në Singapor.