Në Francë dolën në shitje vizatimet komike (ang. comics) mbi jetën e Profetit Muhamed. Ato u krijuan nga autorët e revistës satirike “Charlie Hebdo”. Vizatimet komike mund të blihen në rrjet në faqen e Internetit të edicionit për 6 euro.

Siç vë në dukje botuesi dhe piktori ilustrator Stephane Charbonnier, autorët e revistës ndjekin qëllime arsimore dhe nuk përpiqen ta bëjnë qesharak profetin. Përkundrazi ata tregojnë për jetën e tij në një gjuhë të kuptueshme për lexuesit.

0Më parë revista në mënyrë të vazhdueshme ka botuar karikatura të Profetit, gjë kjo që ka shkaktuar indinjatë të thellë në radhët e besimtarëve. Madje vetë Stephane Charbonnier e kanë kërcënuar me vdekje, prandaj tani ai ruhet vazhdimisht nga policia.