Natën e Vitit të Ri në Francë janë djegur 1193 automobila. Kjo u njoftua nga Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit, Manuel Valls.

Gjatë 15 viteve të fundit zjarrvënia në masë makinave në ditët e festave të përgjithshme është bërë një problem serioz për autoritetet franceze. Më shpesh raste të tilla janë fiksuara në qytetet periferike me kushte të disfavorshme sociale. Më problematike janë ditët e festave të fundvitit - Vitit të Ri - dhe Dita e marrjes së Bastijës (Bastille Day), njofton Agjencia e lajmeve ITAR-TASS.

0Krahasuar me vitet e mëparshme situata me zjarrvëniet e qëllimshme nuk ka ndryshuar në kahun pozitiv. Vërtetë, është rritur numri i arrestimeve, përmblodhi Manuel Valls.