Udhëheqësit e rebelëve të koalicionit "Seleka" në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ) njoftuan të mërkurën se janë të gatshëm për të zhvilluar negociatat e paqes me qeverinë e vendit, njofton Agjencia e lajmeve Reuters.

Gjatë muajit të fundit militantët, të cilët synojnë të rrëzojnë nga pushteti Presidentin e RAQ, morrën nën kontroll disa qendra të mëdha banimi dhe më pas u zhvendosën drejt kryeqytetit - Bangui, ku natën në të gdhirë të ditës së dielë u shpall shtetrrethimi.

Të dielën Presidenti François Bozizé deklaroi mbi gatishmërinë e tij për të diskutuar me rebelët e "Seleka" çështjen e formimit të një qeverie koalicioni.