Akademia Amerikane e Arteve Kinematografike për herë të parë në historinë e çmimit "Oscar" do të lejojë votimin në Internet për të përcaktuar kandidaturat.

Fati i "Oscar" do të përcaktohet nga 5856 përfaqësues që gëzojnë të drejtën e votës. Më parë të nominuarit e këtij çmimi përcaktoheshin në bazë të rezultateve të votimit me fletëvotime të posaçme, të cilat duhet t’i vinin jurisë me postë deri me datë 3 janar. Ndërsa tani afati i votimit është shtyrë deri në janar 4.

Kandidatët për çmimin më prestigjioz kinematografik do të shpallen më 10 janar. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të mbahet më 25 shkurt dhe do të transmetohet direkt në 225 vende të botës.