Izraeli përfundoi ndërtimin e murin ndarës të sigurisë në kufirin me Egjiptin. Të mërkurën, në ceremoninë kushtuar përfundimit të punimeve, morrën pjesë Kryeministri Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Kryeministri deklaroi se gjatë 7 muajve të fundit në qytetet e Izraelit nuk ka depërtuar asnjë emigrant i paligjshëm.

Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të Netanjahut, gjithsej ndërtimi zgjati dy vjet në vend të katër viteve të planifikuara. Gjatësia totale e murit të sigurisë është 230 km, ndërsa kostoja e tij doli rreth 430 milionë $.