Gjendja shëndetësore e Presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, i cili po kurohet nga kanceri në Kubë, vazhdon të mbetet e komplikuar, deklaroi Zv. Presidenti i vendit Nicolas Maduro.

Maduro deklaroi se ai ka biseduar me Presidentin e Venezuelës dy herë gjatë dy ditëve të fundit. Sipas fjalëve të tij, Chavez është i plotësisht i vetëdijshëm dhe e kupton për mrekulli se sa e ndërlikuar është gjendja e tij shëndetësore. Ai shtoi se ajo është vërtetë shumë e dobët.

Mjekët kanë konstatuar një përmirësim të vogël të gjendjes së Chavez pas operacionit, tha Maduro. Ai e quajti të rremë informacionin rreth përkeqësimit të theksuar të shëndetit të Hugo Chavez-it.