Forcat Ushtarake Detare të Iranit i arritën të gjitha qëllimet në stërvitjet "Velayat-9" ("Përparësi-91"), deklaroi të mërkurën kontradmirali Amir Rastegari.

Forcat Ushtarake Detare iraniane kryen qitje të sukseshme me raketa dhe realizuan detyrën e mbrojtjes nga sulmet kibernetike në rrjetet e tyre informative. Komandanti i Forcave Ushtarake Detare njoftoi se u kryen lëshime të suskesshme të raketave dhe silurëve. Raketat goditën me sukses avionët pa pilot të armikut hipotetik.

Stërvitja u krye në ujërat ndërkombëtare të Gjirit të Omanit, në ngushticën e Hormuzit, në pjesën veriore të Oqeanit Indian dhe në Gjirin e Adenit.