Dhjetra palestinezë u plagosën të martën në përleshjet me ushtarakët izraelitë gjatë arrestimit të një aktivisti të grupit radikal islamik.

Sipas njoftimeve të Agjencisë lokale të lajmeve "Maan", incidenti ndodhi në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. 30 persona u plagosën nga plumbat e gomës, kurse 100 të tjerë u lënduan nga gazi lotsjellës.

0Trazirat në fshatin Tamun filluan pasi banorët lokalë ekspozuan ushtarakët e forcave speciale izraelite, të cilët erdhën atje nën maskën e shitësve të perimeve për të arrestuar e anëtarët e Lëvizjes "Xhihadi Islamik". Sipas disa njoftimeve të mediave, tre ushtarakë izraelitë morrën plagë të lehta.