"Çmimi i një fuçie nafte i përzierjes etalon “Brent” gjatë vitit të ri 2013 do të ruhet në nivelin mbi 100 dollarë pavarësisht rritjes së fuqishme të prodhimit të naftës në Amerikën e Veriut në valën e revolucionit të gazit shist argjilor" - me një parashikim të tillë doli sot gazeta londineze "The Financial Times".

Rritja e vëllimeve të prodhimit të naftës në SHBA dhe Kanada do të kompensohet me reduktimin e nxjerrjes së saj në një sërë vendesh, në radhë të parë në Norvegji dhe Britaninë e Madhe për shkak të shterrimit të vendburimeve në Detin e Veriut", - vë në dukje gazeta.

0Çmimi mesatar i një fuçie të përzierjes “Brent” për këtë vit do të jetë 109.3 $, njofton gazeta.