Kryeministri i Irakut Nouri al-Maliki mbajti një fjalim në kanalin televiziv "Al-Iraqiya", duke u kanosur të përdorë forcën për të ndalur trazirat në provincat sunite, ku për të dhjetën ditë rresht po zhvillohen demonstrata masive antiqeveritare.

Kryeministri i cilësoi si "të paligjshme dhe të dëmshme" veprimet e demonstruesve, të cilët kanë bllokuar autostradën strategjike që lidh vendin me Jordaninë dhe Sirinë.

Siç theksoi al-Maliki, trazirat nga ana e sunitëve ishin rezultat i "ndërhyrjeve të Turqisë dhe kurdëve", të cilët, sipas tij, synojnë "të politizojnë ngjarjet dhe t'u japin atyre karakter konfesional me qllim që të copëtojnë Irakun".