Shumica e amerikanëve - 77% - e konsiderojnë veten të krishterë, 18% - ateistë, të tjerët e pozicionojnë veten si përfaqësues të feve të tjera. Kjo dëshmohet nga të dhënat e sondazhit të institutit "Gallup", të publikuara të mërkurën.

Më shumë se gjysma e të krishterëve që u përfshinë në sondazh janë protestantë. Jo më pak se 23% - katolikë, dhe 2% i përkasin Kishës së Jezu Krishtit të Shënjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe e quajnë veten Mormonë.

Përveç kësaj, rezultoi se mormonët ua kalojnë për sa i përket devotshmërisë të gjithë besimtarëve të tjerë. Pas Mormonëve besimtarë më të zellshëm e quajnë veten protestantët, myslimanët dhe katolikët.