0Në këto momente ne e ndjejmë në mënyrë veçanërisht të mprehtë se si fluturon koha, sa shpejt rriten fëmijët tanë, sa të afërt e të shtrenjtë janë për ne të afërmit e miqtë tanë, sa fort i duam ne ata.

Gjithkush sjell ndërmend në këto çaste ngjarjet më të rëndësishme për të të këtij viti, takimet, fjalët mbresëlënëse. Dhe ne të gjithë presim që nata e Vitit të Ri të na sjellë fat, mbarësi dhe një grimë çudie, mrekullie, e cila, thonë, se ndodh ndonjëherë në jetë.

Por megjithatë, ne, si dhe më parë, mbështetemi kryesisht në forcat tona, tek ata që janë gjithmonë pranë nesh, në atë që ne mund të bëjmë vetë me punë dhe studime, me kreativitete e me ndërtimtari, me qëllim që të mund të ndryshojmë jetën rreth nesh dhe të vetëpërsosemi. Le të bëhemi më të ndjeshëm dhe më të mëshirshëm, më zemërgjerë dhe të tregojmë më shumë kujdes ndaj të afërmve tanë, fëmijëve e prindërve, miqve, kolegëve, të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Duke pritur të ardhmen, ne, natyrisht, shpresojnë njëkohësisht për ndryshime të mira, pozitive, të lumtura, dhe planet tona personale janë të pandashme nga Rusia, nga ndjenjat e ngrohta, fisnike që burojnë nga thellësia e zemrës për Atdheun tonë. Zhvillimi i tij, vijueshmëria e fatit njëmijëvjeçar të tij varen tërësisht nga energjia e përgjithshme dhe puna jonë, nga uniteti dhe përgjegjësia, nga dëshira jonë për të bërë gjëra sa më të dobishme. Sepse vetëm së bashku ne, populli i madh i Rusisë, mund të avancojmë me besim e vendosmëri përpara, t'i bëjmë ballë çdo sprove e sfide, të zgjidhim të gjitha detyrat më të vështira dhe të ndërtojmë një shtet të fortë e të suksesshëm, një shoqëri moderne të lirë dhe të begatë.

0Të dashur miq! Deri në momentin e hyrjes së Vitit të ri Ri kanë mbetur vetë disa sekonda. Ju uroj të gjithëve ju shëndet, dashuri dhe lumturi! Le të lindin sa më shumë fëmijë dhe të mishërohen në jetë të gjitha aspiratat më të mira. Le të mbretërojnë në çdo shtëpi, në çdo familje të vendit tonë gëzimi, mirëkuptimi dhe harmonia. Sepse atëhere edhe Rusia do të qëndrojë e fortë dhe e pathyeshme.


0 Ju uroj nga zemra me rastin e kësaj feste të mrekullueshme! Gëzuar Vitin e Ri 2013!