Komanda e Forcave të Armatosura indiane iu drejtua ushtarëve me kërkesën që të mos festojnë Vitit të Ri në shenjë zie për vajzën, e cila vdiq pas një përdhunimi brutal në grup në autobus.

Kryetarja e partisë në pushtet, Sonia Gandhi, njoftoi gjithashtu se anëtarët e partisë së saj nuk do ta festojë Vitin e Ri. Anullimin e festimeve të Vitit të Ri e kanë shpallur edhe qeveritë e disa shteteve, si dhe drejtues hotelesh, klubesh dhe organizatash të tjera.

Ceremonia mortore e vajzës së ndjerë u zhvillua të dielën. Trupi i saj, sipas traditës vendase, u dogj në Delhi.