22 pengjet, të cilët kaluan 3 vjet në robëri nga piratët somalezë, fluturuan drejt Kenias. Pengjet, ndër të cilët shtetas të Filipineve, Indisë, Jemenit, Sudanit, Pakistanit dhe Ganës, u liruan më 23 dhjetor si rezultat i operacionit të Forcave Ushtarake Detare të Somalisë, i cili zgjati tri javë.

Të gjithë pengjet ishin marinarë të anijes Iceberg 1në pronësi të një kompanie panameze. Në bord ndodheshin 24 marinarë. Dy prej tyre humbën jetën gjatë kohës, kur ishin në robëri, e cila është më e gjata në historinë e piraterisë në Somali.

"Kur na liruan, ne qamë nga gëzimi", - tha një prej marinarëve të liruar.