Ushtarakët sirianë arrestuan në provincën Aleppo katër pilotë të avionëve gjuajtës turq, të cilët, siç presupozohet, u përpoqën të depërtonin në territorin e aeroportit ushtarak Koerc.

Siç njoftojnë mediat pro-qeveritare pilotët turq, që ndodheshin në rajonin e aerodromit së bashku me një grup të armatosur, u ndaluan nga rojet. Ndonjë informacion tjetër mbi fatin e mëtejshëm të pilotëve apo detaje të tjera nuk janë njoftuar tani për tani.