Reperi amerikan Kanye West dhe ylli i reality-show Kim Kardashian presin një fëmijë. Për këtë njoftoi vetë Kanye West gjatë një koncerti në Atlantic City.

Kanye West u kërkoi të pranishmëve të urojnë Kim Kardashian dhe deklaroi se shtatzënia e saj është ngjarja më e mahnitshme për të. Të afërmit e Kim Kardashian shkruan gjithashtu mbi shtatzëninë e saj në Twitter.

Marrëdhëniet e reperit dhe yllit të televizionit u bënë publike në mars. Në gusht të vitit 2011 Kim Kardashian u martua me lojtarin e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit, Kris Humphries, procedurat e divorcit të tyre nuk kanë përfunduar ende.