Banorëve të pothuajse të gjitha qyteteve më të mëdha të Polonisë sot u jepet mundësia për ta festuar Vitin e Ri në një nga koncertet e shumtë që do të organizohen nën qiell të hapur.

Në Varshavë festimet kryesore do të zhvillohen në Sheshin e Kushtetutës. Siguria dhe rendi në këtë shesh do të garantohet nga disa mijëra policë. Vitin e kaluar në Sheshin e Kushtetutës Viti i Ri u festua nga 120 mijë njerëz. Kësaj here priten jo më pak mysafirë.

Në kryeqytet koncerti në skenën e stërmadhe, të ndërtuar posaçërisht me rastin e Vitit të Ri, do të zgjasë nga 20:00 deri në 02:00 me orën lokale. Në mesnatë në shesh do të buçasin fishekzjarret.

Për më tepër se moti në Poloni po mban si pranverë. Në të gjithë vendin janë regjistruar temperaturat mbi zero - nga 1 gradë mbi zero në lindje deri në 7 gradë në perëndim.