Deri në momentin e të ashtuquajturit “Fiscal cliff” ("greminë fiskale"), i cili pritet të hyjë në mesnatë më 1 janar dhe që nënkupton anulimin e favorizimeve (përjashtimeve) tatimore dhe reduktimin e detyrueshëm të artikujve shpenzues buxhetorë, mbeten vetëm disa orë.

Kompromisi midis administratës presidenciale dhe opozitës republikane nuk është gjetur ende dhe si rezultat - për herë të parë në 40 vjet - të dyja dhomat e Kongresit do të punojnë më 31 dhjetor.

Mosmarrëveshjet kryesore midis republikanëve dhe demokratëve kanë të bëjnë me taksat për më të pasurit dhe reduktimin e përfitimeve sociale. Të arrihet në marrëveshje në kushtet e presionit kohor do të jetë tejet e vështirë, duke marrë parasysh kompleksitetin e procedurës.

Presidenti Barack Obama paralajmëroi se nëse liderët e demokratëve dhe republikanëve në Senat nuk do të mund të bien dot dakord, atëhere ai do të kërkojë vënien në votim të projektligjit alternativ. Qëllim i tij është shmangia e pasojave negative të "greminës fiskale", mbi të gjitha - ruajtja në të njëjtin nivel e taksve për klasën e mesme dhe ndihmave sociale për të papunët.