Në qarkun britanik të Norfolk-ut një djalosh shtatë vjeçar gjeti një bombë mësimore me peshë më shumë se 5 kg me ndihmën e detektorit metalik (metaldetector), të cilin atij ia kishin dhuruar për Krishtlindje.

Sonny Carter gjeti një bombë pranë qytetit të Kings Lynn gjatë një shëtitjeje me prindërit dhe vëllain e tij më të madh. Vetëm pas kthimit në shtëpi prindërit e djalit e kuptuan se ai kishte gjetur një bombë dhe i telefonuan shërbimit të emergjencës.

Babai i Carter tha: "Djali ishte duke kërkuar një poçe me ar, por gjeti një bombë. Ai e zbuloi atë 5 minuta pas fillimit të kërkimit. Ne dëgjuam sinjalin dhe pastaj filluam të gërmojmë në atë vend dhe gjetëm bombën. Fillimisht ne nuk e kuptuam se çfarë ishte...".

Grupit i çaktivizimit të mjeteve shpërthyese e shpërtheu bombën dhe nuk gjeti eksploziv në të. Rezultoi se kjo bombë ishte një bombë mësimore e kohës së Luftës së Dytë Botërore.