Presidenti egjiptian Mohammed Mursi deklaroi se nuk është aspak i shqetësuar nga rënia rekord e kursit të paundit egjiptian kundrejt dollarit amerikan. Sipas mendimit të Kryetarit të shtetit, paundi do të fitojë stabilitet brenda disa ditëve.

Sipas parashikimeve të ekonomistëve, për qeverinë e Egjiptit nuk do të jetë e lehtë të kontrollojë rimëkëmbjen e ekonomisë së shtetit, pavarësisht deklaratave optimiste të Mursi.