Banorët e zonës kufitare jordaneze njoftojnë për luftimet ndërmjet njësive të ushtrisë siriane dhe jordaneze.

Lajmi për luftimet u shfaq në gazetën jordaneze islamike "As-Sabeel". Kanali televiziv "Al-Jazeera" njoftoi se një predhë murtaje shpërtheu në sheshin përpara një xhamie në territorin jordanez. Si kundërpërgjigje jordanezët dërguan tanket në kufi dhe hapën zjarr mbi sirianët. Popullata civile ose u largua prej andej, ose u fsheh në vendstrehime.

"As-Sabeel" presupozon se goditja me predhë ishte rezultat i përpjekjeve të komandës së ushtrisë siriane për të ndaluar dezertimin në masë të ushtarëve, të cilët ndërmorrën tentativën e arratisjes në Jordani.

Mediat e qeverisë së Sirisë njoftojnë se trupat siriane iu përgjigjën me zjarr depërtimit të militantëve nga territori i Jordanisë.