0Në vitin e ardhshëm suksesi do të vijë tek ata persona që nuk janë të prirur të rrezikojnë dhe që i llogarisin mirë të gjitha gjërat deri në detaje. Astrologët rekomandojnë t’i kushtohet një vëmendje më e madhe buxhetit personal dhe, nëse është e mundur, të reduktohen shpenzimet. Posejduesi i plotfuqishëm i vitit të ardhshëm (sipas Kalendarit Oriental) - Gjarpëri - nuk i favorizon, madje nuk i mëshiron dorëshpuarit shpërdorues. Yjet parashikojnë lumturi për ata që janë seriozë në çështjet e dashurisë. Viti 2013 është i mirë, mjaft i mbarë për lidhje martesore.

Por veçanërisht i favorshëm pozicionimi i yjeve do të jetë për përfaqësuesit e shenjave ajrore të Horoskopit, parathotë astrologia ruse Aljona Adler:

- Ata që i përkasin shenjës së Peshores (Libra) në vitin e ardhshëm do t’i kenë të gjitha punët në vijë (plotësisht në rregull). Nëse vitin e kaluar (2012) ata ishin të detyruar të punojnë shumë, viti i ri për ta është koha e korrjes së fryteve të ëmbla të saj. Binjakëve më në fund do t’u mbarojë periudha e trazirave dhe problemeve. Atyre do t’u buzëqeshë fati dhe do të kenë mundësi për të fituar para të mira, për të krijuar lidhje fitimprurëse e njohje që do t’u sjellin shumë leverdi. Personave të shenjës së Ujorit do t’u vijnë në mendje shumë ide krijuese. Dhe ata do të kenë mundësi t’i mishërojnë ato me sukses në jetë falë aftësive të veta organizative dhe cilësive prej lidershipi që zotërojnë.

Kurse Gaforret, Peshqit dhe Akrepët në vitin 2013 i presin ndryshime të qenësishme, thotë astrologu rus Viktor Istomin:

- Për personat që i përkasin shenjës së Gaforres viti i mbarë mund të shënohet me një ndryshim të punës apo marrëdhënieve. Kurse Akrepët në fillim të vitit i presin telashe e andrralla në jetën e përditshme. Ata duhet të jenë të gatshëm për t’u përballur me vështirësi të ndryshme burokratike, të cilat do t’i kapërcejnë me sukses megjithatë. Për Peshqit mbështetje në punë do të jenë miqtë dhe partnerët. Në gjysmën e dytë të vitit ata i presin shpenzime të mëdha, ndoshta blerja e ndonjë pasurie të patundshme.

Nuk do t’i shmangen dot ndryshimeve dhe shenjat tokësore të Horoskopit. Megjithatë, për personat që i përkasin shenjave të Demit, Bricjapit dhe Virgjëreshës viti i pritshëm, në përgjithësi, do të jetë pozitiv, shprehet me besim astrologia Aljona Adler:


- Viti 2013 u premton ndryshime në jetën personale personave me shenjën e Demit. Ndërsa në prill dhe maj atyre do t’u jepen mundësia (rasti) për të ndryshuar jetën e tyre për të mirë. Për Virgjëreshat do të krijohen rrethana të tilla që do t’u japin shans përfaqësuesve të kësaj shenje për të përmirësuar mirëqenien e vet dhe statusin e tyre social. Kurse Bricjapët do të fillojnë të mbajnë gjatë vitit të ardhshëm një qëndrim shumë më të përgjegjshëm ndaj jetës së tyre. Më tepër do t’u ecë fati atyre që punojnë në arsim, në sferën e ndërtimit dhe biznesit.

Për personat që i përkasin shenjave të Luanit, Shigjetarit dhe Dashit viti i ardhshëm do të jetë i mbushur plot me surpriza: njohje me njerëz të rinj dhe mundësi të reja. Me qëllim që të arrijnë ketë sukses të parashikuar ata nuk duhet t’i tremben rrethanave, por të veprojnë me vendosmëri, thotë astrologia ruse Tamara Judina:

- Për Luanët 2013 do të jetë një vit i suksesshëm. Do të rritet popullariteti dhe respekti ndaj tyre. Personave të kësaj shenje do t’u forcohen aftësitë për të ndikuar mbi njerëzit. Luanët mund ta shfrytëzojnë këtë moment për t’u ngjitur në një shkallë të re të karrierës. Kurse Dashit do t’i duhet të jetë përherë në formë dhe i përgatitur për zhvillimin e papritur të rrjedhës së ngjarjeve në jetën e tij. Për Shigjetarin fjala kyçe e vitin do të jetë - papritur (befasia). Ata mund të marrin ndonjë dhuratë nga fati ose një fitim të papritur nga nuk e prisnin fare.

0Sipas Horoskopit Oriental (kinez) 2013 është viti i Gjarpërit i Zi të Ujit (angl. Snake Black Water). Ai do të sjellë me vete shumë vendime të mençura dhe të drejta, fat të mirë për të gjitha shenjat e Zodiakut që punojnë në sferën intelektuale, besojnë astrologët. Gjarpëri do ta zëvendësojë Dragoin e Ujit (Water Dragon) më 10 shkurt.