Autoritetet e Birmanisë kanë lejuar për herë të parë festimin e Vitit të Ri me një shfaqje piroteknike në Rangoon. Kjo nga analistët është vlerësuar si liberalizim i mëtejshëm i jetës publike.

0Shfaqja masive me fishekzjarre do të zhvillohet në afërsi të faltores 98-metrore Shwedagon - një nga monumentet kryesore të kulturës së kryeqytetit të Birmanisë. Më parë, sipas ligjeve të regjimit ushtarak, grumbullimet publike në rrugë ishin të ndaluara në të gjithë vendin.