Duke patur parasysh ritmet e larta të zhvillimit të metodave të eksplorimit të kozmosit në kohën e sotme, misionet më të pabesueshme të duken gjithnjë e më të të mundshme. Për shembull, shkencëtarët e NASA-s në të ardhmen kanë në plan të kapin një asteroid me peshë 500 ton, ta vendosin atë në orbitën e Hënës dhe të ndërtojnë një stacion hapësinor në të, i cili do të shërbejë si një vendndalim në itinerarin Tokë-Mars.

Sipas vlerësimeve paraprake, një projekt kaq ambicioz vetëm në fazën fillestare (10 vitet e para) do t’i kushtojë shtetit 2.6 miliardë $.