Autoriteteve amerikane u vjen shumë keq për miratimin në Rusi të "Ligjit të Dima Jakovlev", i cili ndalon amerikanët të adoptojnë fëmijë rusë, dhe e konsiderojnë atë si një ligj "të motivuar politikisht", deklaroi të premten Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Patrick Ventrell.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shpreson se miratimi i këtij ligji nuk do të ndikojë në procedurat tashmë të filluara të birësimit. Sekretari për shtyp i Presidentit rus, Dimitri Peskov, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të mund të adoptojnë ata fëmijë rusë, për birësimin e të cilëve tashmë është dhënë një vendim gjykate.