Autoritetet vjetnameze arrestuan një nga disidentët më të famshëm në vend - juristin dhe blogerin Le KuoK Kuan - nën akuzën për anashkalim të pagesës së taksave (evazion fiskal).

Le Kuok Kuan, i cili ka qenë i arrestuar edhe më parë, u ankua për mbikqyrje dhe përndjekje nga ana e autoriteteve.

Në gusht disidenti u shtrua në spital me trauma serioze pasi u sulmua nga disa të panjohur, të cilët ai vetë i konsideron agjentë të qeverisë.

0Vjetnami, i udhëhequr nga komunistët, vitet e fundit ka ndërmarrë një sërë reformash ekonomike, por filloi të shtypë në mënyrë aktive ndërkohë edhe opozitën politike.