Sistemi kinez i navigacionit BDS filloi shërbimin civil në Kinë dhe në vendet e rajonit të Azi-Paqësorit. Për këtë njoftoi Ran Chengqi, përfaqësuesi i organizatës që merret me zhvillimin e sistemit.

0Saktësia e pozicionimit të BDS për nevojat civile është 10 metra, saktësia e matjes së shpejtësisë - 0.2 metra në sekondë. Gabimi në transmetimin e kohës nga sateliti llogaritet të jetë brenda kufirit 50 nanosekonda (të miliardëtat e sekondës). Funksionalitetin e përgjithshëm dhe saktësinë e punës së BDS Ran Chengqi i quajti "të krahasueshme" me GPS.