Një pamje të pazakontë mundën të shihnin të premten vizitorët e Sheshit të Kuq të Moskës - muret e kuqe të Kremlinit vende-vende ishin "zbardhur".

Për shkak të rritjes së menjëhershme të temperaturave dëbora që ra gjatë natës u ngjit në tullat e kuqe të murit të Kremlinit, duke i mbuluar plotësisht ato në disa vende.

Nëpunësit e Kremlinit pranojnë se nuk kanë parë ndonjë gjë të tillë kurrë ndonjëherë më parë. Sipas tyre, edhe gjatë reshjeve më të dendura të dëborës, bora mbetej vetëm në shtresën e sipërme të mureve të Kremlinit.