Ekspertët ushtarakë nga Koreja e Jugut ngritën nga fundi i detit disa fragmente të motorit të raketës koreanoveriore me rreze të largët veprimi. Ato u zbuluan në mbrëmjen e së enjtes 160 kilometra larg qytetit Gunsan.

0Më 12 dhjetor Koreja e Veriut realizoi lëshimin e një rakete me satelit në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat ndalojnë Phenianin të kryejë lëshime të raketave me përdorimin e teknologjive balistike. Ekspertët nuk përjashtojnë faktin se më 12 dhjetor Koreja e Veriut testoi një raketë balistike, ndërkohë që sateliti u lëshua thjesht për të mbuluar këtë qëllim.