0Unë i thashë Presidentit se në mars të vitit 2004 e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të ekstremizmit shqiptar. Dhjetëra serbë u vranë, kurse qindra të tjerë u dëbuan nga vatrat amtare për shkak të mungesës së reagimit nga ana e forcave të KFOR-it. Dhe e pyeta se çfarë do të ndodhë më tej me Kosovën, sipas mendimit të tij? Mos do të ndahet vallë ajo në dy pjesë, apo do të krijohen enklava serbe atje?

- Duhet të jesh realist politik. Komuniteti ndërkombëtar, i cili është marrë për më shumë se pesë vjet me veprimtari paqeruajtëse në Kosovë, nuk shprehet i gatshëm për të pranuar ndarjen e Kosovës në pjesë, kurse udhëheqja kosovare nuk dëshiron kompromis. Politikanët e atjeshëm flasin vetëm për shkëputjen e Kosovës nga Serbia.

Edhe një moment tjetër që nuk duhet lënë kurrsesi në harresë. Paqeruajtësit nuk duan të kenë probleme me shqiptarët vendas, nuk duan që të vriten njerëzit e tyre. Unë jam shprehur mëse një herë se shqiptarët kosovarë përfitojnë si shumë lëshime e favorizime nga paqeruajtësit. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë i druhen si zjarrit problemeve me shqiptarët. Pa përfytyroni për një moment se çfarë mund të ndodhte nëse serbët do të kërcënonin përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare? Mendoni se do të kishin mbyllur sytë ndaj kësaj? Nuk ma ha mendja. Pikërisht në këtë dhe konsiston problemi kryesor i Kosovës. Ndërsa pa stabilitetin e Kosovës nuk do të ketë kurrë stabilitet në Ballkan. Po nuk pati qëndrueshmëri në Serbi, e cila ka kufi me Hungarinë, Rumaninë, Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, nuk do të ketë askund stabilitet. Dhe këtu shumë varet nga Evropa. Ne nuk kemi nevojë për vendime historike, neve na duhet një zgjidhje që të mund t’i kënaqte të gjithë.

Më kryesorja është që serbët në Kosovë të mund të jetojnë krejt normalisht, pa frikë të vazhdueshme në zemër dhe nën mbrojtjen e përjetshëm të helmetave blu. Duke folur për Kosovën, unë kam parasysh edhe një rrezik tjetër që përbën kjo krahinë për vetë Evropën: prej këtej vjen fluksi ilegal i armëve, drogës, prostitutave në të gjithë kontinentin evropian. Kështu që Kosova është një problem evropian, jo vetëm i Serbisë dhe Malit të Zi.

Sipas bindjes së thellë të Boris Tadiçit, problemet ia shtojnë rajonit edhe planet e separatistëve për krijimin e "Shqipërisë së Madhe", në të cilën të përfshiheshin Kosova, një pjesë e Malit të Zi, Maqedonisë si dhe Bosnjë e Hercegovinës:

0- Ne ndjekim me vemendje të përqendruar dhe madje nga afër situatën dhe jemi në dijeni të ambicieve të disa politikanëve kosovarë. Ata nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ideja e krijimit të "Shqipërisë së Madhe". Ka plane për të krijuar në Ballkan edhe disa shtete “xhuxh”, gjë kjo që do t’i komplikojë akoma dhe më shumë problemet rajonale dhe do të destabilizojë gjithë Evropën jug-lindore. Duhen kërkuar kompromise të arsyeshme, të urta. Opsione të tjera, thjesht, nuk ka.