Ish-Kryeministri italian ra dakord në lidhje me kushtet e shkurorëzimit me Veronica Lario. Mediat lokale shpjegojnë se si u përcaktua kjo shumë parash. Fakti është se në bazë të ligjit, pas divorcit, Lario duhet të ketë mundësi të shpenzojë po aq para sa prishte ajo gjatë kohës kur jetonte së bashku me Silvio Berluskonin.

Përveç kësaj, merret parasysh fakti se sipas marrëveshjes të gjitha pasuritë e patundshme mbeten në pronësi të ish-Kryeministrit. Në veçanti, Berluskonit i mbetet vila me një vlerë prej 78 milionë €.

Siç theksohet, për të arritur marrëveshjen për përcaktimin e kushteve të divorcit u deshën më shumë se tre vjet.