Katër bankat më të mëdha tregtare në Greqi kanë nevojë edhe për një prurje shtesë kapitali prej 36 miliardë $ për të vazhduar veprimtarinë e tyre. Kjo është deklaruar nga Banka Qendrore e vendit.

Bankat komerciale janë ndër bartëset më të mëdha të obligacioneve të qeverisë greke, vlera e të cilave ka rënë ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike në vend.

Në mes të dhjetorit BE-ja aprovoi dhënien Greqisë të këstit të radhës të ndihmës financiare prej gati 50 miliardë euro. Pagesa e tij do të bëhet me disa etapa: 34.3 miliardë euro vendi do t’i marrë së shpejti, në ditët e ardhshme, pjesa e shumës që mbetet do të paguhet në tremujorin e parë të vitit 2013.