0Deri në vitin 2025 është planifikuar të prodhohen më shumë se 300 aeroplanë 9-vendësh dhe një numër po i tillë avionësh 19-vendësh. Siç deklaroi në Onair-in e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" eksperti rus në sferën e transportit, Roman Gusarov, transportimet rajonale dhe funksionimi i linjave ajrore lokale janë problemet më të mëdha të kësaj dege të industrisë:

- Ky mund të jetë edhe transportimi vetëm i 10 udhëtarëve në javë, por ai nuk mund të mos realizohet, meqenëse është domosdoshmëri jetike. Rusia ka mjaft territore me kushte të vështira klimatike. Në radhë të parë ky është Veriu i Skajshëm (i Largët). Nevojitet një avion universal, praktik, i tillë si “An-2”, i cili mund të fluturojë në çdo acar dhe të çojë, për shembull, rritësit e drerëve në vendqendrimet e tyre, në kullotat e kopeve.

Avionët e rinj planifikohet të zhvillohen dhe të vihen në prodhim pas pesë vjetësh. Ekspertët mendojnë se mund të merren për bazë aeroplanët e vegjël rusë të tipit "Rrisaçok" (russ. «Рысачок») dhe "Gzhel" (russ. «Гжель»). Pikërisht këto makina janë ekonomikisht më të leverdishme për përdorim, tha Roman Gusarov.

- Tregu dikton se aktualisht në linjat e brendshme ajrore janë më të kërkuar aeroplanët 19-vendësh. Të gjithë avionët me më shumë vende i përkasin një klase aeroplanësh më të mëdhenj të pajisur me turbohelikë, ndërsa në këtë klasë kërkesa fillon nga avionët me 40 vende pasagjerësh e më shumë. Këtë e dëshmon fare qartë përvoja botërore, e cila është konfirmuar edhe nga hulumtimet e m
Kjo klasë e avionëve të vegjël praktikisht nuk prodhohet nga industria ruse. Se cili model do të bëhet prototip për zhvillimin e avionit të vogël në vend, ekspertët do të duhet ta përcaktojnë në një kohë të afërt. Dhe, duhet thënë, se ata kanë plot variante për zgjedhje. Në tregjet evropiane dhe amerikane ka oferta të mjaftueshme për këtë, vë në dukje Kryedaktori i revistës "Fluturimi" (russ. «Взлет») Andrei Fomin:

- Nëse do të flasim për aeroplanin e klasës "Rrisaçka"(russ. «Рысачкa») ky është, para së gjithash, avioni “L-410” që prodhohet në Republikën Çeke. Kjo është ndërmarrja Aircraft Industries, e cila menaxhohet nga kompania ruse metalurgjike e minierave të Uralit. Vitin e kaluar dhe këtë vit ato kanë marrë një numër të mjaftueshëm porosish dhe tashmë kanë realizuar disa dërgesa. Aeroplanët e tipit "Gzhel" janë blerë edhe jashtë vendit. Avioni amerikan Cessna Grand Caravan përdoret nga disa kompani ruse.

Ndërsa tani për tani kompanitë ruse përditësojnë parkun e avionëve për llogari të makinave të huaja. Konkurrenca me to është një detyrë jo e lehtë për prodhuesit rusë. Por ata mund të shpresojnë në mbështetjen e qeverisë.

0Avionët rusë "Rrisaçka" dhe "Gzhel" do të duhet të kalojnë ende procesin e modifikimit dhe certifikimit. Aty nga viti 2019 është planifikuar zhvillimi dhe vënia në prodhim e makinave të reja.