Financimi i përgjithshëm i industrisë kozmike ruse në vitet 2013-2020 do të përbëjë 70 miliardë dollarë, njoftoi Kryeministri Dimitri Medvediev në takimin e fundit të këtij viti të Qeverisë.

Sipas fjalëve të Kryeministrit, programi shtetëror do të lejojë Rusinë të ketë një pjesëmarrje të plotë në projektet perspektive: Stacioni Kozmik Ndërkombëtar, studimi i Hënës, Marsit dhe trupave të tjerë qiellorë të Sistemit Diellor.

Është e nevojshme që duke marrë këtë mbështetje financiare ndërmarrjet e industrisë raketoro-kozmike të punojnë të sigurta. Kryeministri i kujtoi të pranishmëve se pozitat e Rusisë në këtë fushë kanë qenë historikisht më të fortat në botë.