0Sipas fjalëve të biografit personal të tij Uzhanov, konstruktori i armëve në të vërtetë po kalon një kontroll të përgjithshëm të zakonshëm mjekësor në një spital të qytetin të Izhevsk.

Një njeri 93-vjeçar, tha Uzhanov, natyrisht, nuk mund të mos ketë probleme shëndetësore. Por, dua të them, se gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e mirë, ai është mjaft aktiv dhe vazhdon aktivitetet sociale. Uzhanov njoftoi gjithashtu se vetëm një ditë më parë foli me Kallashnikovin mbi projektin e ri patriotik.

Qeveria ruse ka marrë vendimin për të krijuar në bazë të uzinave të armatimeve dhe zyrave inxhinierike të qytetit Izhevsk "Koncernin Kallashnikov", kujton Kryeredaktori i revistës ruse "Mbrojtja kombëtare” (russ. «Национальная оборона») Igor Korotçenko:

- Pikërisht me këtë emër janë të lidhur automatikët e shkëlqyer rusë “Kallashnikov” të serive dhe modifikimeve të ndryshme. Secili prej tyre përbën në vetvete një kryevepër të artit modern të armatimeve. Kultura e armatimeve e Ushtrisë Sovjetike, ndërsa tani dhe asaj Ruse, është e bazuar në armën automatike, e cila u konstruktua nga Mihaill Kallashnikov.

Në Rusi në fillim të dhjetorit u testuar prototipi më i ri i automatikut “Kallashnikov” - AK-12. Testimet shtetërore të modelit të konstruktuar janë planifikuar për në mes të vitit të ardhshëm. Pas kësaj automatiku mund të pranohet në armatimet e dikastereve ushtarake ruse.

Automatiku me famë botërore “Kallashnikov” i modelit AK-47 mbushi tashmë plot 60 vjet në shërbim ushtarak dhe modelet e reja të armëve aktualisht janë të domosdoshme për Rusinë, mendon Zëvendës-kryetari i Akademisë ruse të Shkencave Gjeopolitike Konstantin Sivkov:

- Unë mendoj se automatiku AK-12 do të zëvendësojë me dinjitet AK-47 në tregun ndërkombëtar të armëve. Ai do të jetë mjaft konkurrues me të gjitha llojet e krahasueshme të armëve të zjarrit. Unë shpresoj shumë se ai do të përsërisë suksesin e pashembull të automatikut “Kallashnikov” të modelit AK-47.

Në uzinën e Izhevskut përgënjeshtrojnë konfirmimet se Ministria ruse e Mbrojtjes gjoja ka vendosur të heqë dorë nga prodhimi i AK-47 dhe të kalojë në blerjen e modeleve të huaja. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Dikasteri ushtarak ka refuzuar blerjen e automatikëve të tipit AK, por jo shfrytëzimin e vetë mekanizmit bazë të tij. Ata planifikohet të modernizohen.

0Automatikët “Kallashnikov” janë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhohen përveç Rusisë - në Kinë, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine. Gjithsej janë prodhuar më shumë se 70 milionë modifikime të ndryshme të AK. Me modele diverse të këtij automatiku janë të pajisura ushtritë e mëse 50 vendeve të botës.