Në pjesën qendrore të Kilit, në rajonin “Maule”, ranë tre tërmete, njoftoi sot Instituti i Gjeofizikës i Universitetit të Kilit.

Epiqendra e tërmetit të parë me magnitudë 5.2 ballë ndodhej në Oqeanin Paqësor, 91 km në perëndim të fshatit Cobquecura. Lëkundjet nëntokësore u regjistruan në thellësinë 24 km. Tërmeti i dytë me magnitudë 4.3 ballë, epiqendra e të cilit ndodhej afërsisht në të njëjtin vend, ra 9 minuta më vonë. Ndërkohë që pas 11 minutash të tjera po atje u regjistruan tronditje me magnitudë 4.1 ballë.

Tërmeti nuk shkaktoi formimin e ndonjë cunami.

Nuk ka njoftime për viktima apo dëme serioze.