Revista amerikane “Forbes” publikoi listën e saj vjetore të aktorëve që u sjellin kinostudiove të Hollivudit fitimet më të mëdha. Në vendin e parë në rejtingun e këtij viti u rendit Natalie Portman. Për çdo dollar të paguar asaj për të marrë pjesë në filma gjatë tre vitet të fundit, kinostudiot kanë përfituar nga 42.7 dollarë.

Vendin e dytë në rejting e zuri ylli i sagës së vampirëve "Twilight" Kristen Stewart, e cila i sjell producentëve të filmave 40.6 dollarë për çdo dollar të honorarit të vet. “Forbes” dhe më parë e ka quajtur Kristen Stewart si aktoren më të paguar në “Hollywood”. Gjatë vitit të fundit ajo ka fituar 34.5 milionë $.

"Treshja" e liderëve mbyllet nga Shia LaBeouf me treguesin 35.8 $.