Prokurori Shtetëror i Egjiptit urdhëroi transferimin e ish-Presidentit Hosni Mubarak në spitalin ushtarak Maadi në periferi të Kajros për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Më 19 dhjetor ish-Presidenti 84-vjeçar bëri një skaner të trurit në spitalin e burgut, pasi i ra të fikët në banjo.

Mubarak, i cili drejtoi Egjiptin për gati 30 vjet, dha dorëheqjen në shkurt të vitit 2011 nën presionin e protestave popullore. Ai u dënua me burgim të përjetshëm lidhur me çështjen e vrasjes së protestuesve gjatë ngjarjeve revolucionare të janarit të vitit të kaluar në Kajro. Atëherë humbën jetën rreth 850 persona.