0Atje kompania ka në plan të prodhojë 30.000 sedanë të markës "Chevrolet Aveo" në vit.

Për gjigandin e prodhimit të automobilave të Detroitit, kujton gazeta "New York Times", Rusia është i vetmi vend me perspektivë të qartë në tregun e Evropës, ku shitjet aktualisht rezultojnë në rënie. Ndërsa në Rusi, për gjysmën e parë të vitit 2012, shitjet u rritën me 40 për qind. “GM” nuk ka ndërmend të mbetet prapa konkurrentëve të vet kryesorë të tillë si "Ford", "Nissan" japonez, "Volkswagen" gjerman dhe "Reno" franceze në përvetësimin e tregut rus. Tregu rus i automobilave për Evropën është pothuajse si tregu kinez për Azinë, - një hapësirë kolosale me kërkesa të paplotësuara, të pa kënaqura ende.

Analistët rusë thonë se në vitet e ardhshme vendi do të arrijë pjesën tjetër të Evropës përkatësisht numrit të makinave për frymë popullsie. Dhe e gjithë kjo për vetë faktin se në Rusi qëndrimi ndaj automobilit është krejtësisht i veçantë. Ndryshe nga Evropa, në Rusi kërkesa për makina do të ketë gjithmonë, thotë eksperti i njohur rus Sergei Asllanian:

- Orientimi nga ne ka megjithë mend kuptim, sepse kriza mbetet krizë, ndërsa ëndrra për të patur një makinë të mirë është tipar i mentalitetit tonë. Tek ne, gjatë vlerësimit të mundësive, duhet të nisen jo nga treguesit e ekonomisë, por nga veçoritë e mentalitetit. Dhe "GM" në këtë rast ka absolutisht të drejtë. Është plotësisht e arsyeshme dhe e leverdisshme për të investuar tek ne një miliard dollarë.

Ekspertët e BE-së janë mëse të bindur se Rusia së shpejti do të shndërrohet në tregun më të madh të realizimit (shitjes) të automobilave në Botën e Vjetër. Sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Bizneseve (Association of European Businesses), e cila bashkon qindra kompani industriale dhe komerciale të BE-së, që kanë lidhje biznesi me Rusinë, në vitin 2014 Rusia do të spostojë në vendin e dytë Gjermaninë.

Hyrja në Rusi e prodhuesve të huaj të automobilave është një proces krejtësisht normal dhe i natyrshëm, thotë Zëvendësi i Kryeredaktorit të revistës ruse "Në timon" (russ. «За рулем») Igor Morzharetto:

0- Aktualisht një nocion i tillë si "industria kombëtare e makinave", në fakt, nuk ekziston më në asnjë vend në botës. Kujt, mendoni ju, se i përket prodhimi i "Nissan Almera" japoneze? Kjo makinë montohet nga AvtoVAZ -i rus në bazë të platformës së "Renault Logan" francez. Ky është një automobil pa përkatësi kombëtare. Ne jemi pjesë e tregut global. Dhe vetë fakti që tek ne në vend kanë ardhur prodhuesit e huaj është tejet pozitiv. Kjo do të thotë se ata kanë besim tek tregu ynë, prodhimi ynë dhe e ardhmja e vendit.