Itineraret e udhëtimit të Krishtlindjeve të Santa Claus përreth botës, të cilat u ndoqën nga Google dhe Komanda e bashkuar e mbrojtjes ajroro-kozmike të kontinentit të Amerikës së Veriut (NORAD), ndryshojnë dukshëm nga njëri-tjetri, njofton gazeta "The Independent".

Në një moment, në përputhje me të dhënat e NORAD, Santa Claus fluturoi mbi Rumani dhe shpërndau 2.8 miliardë dhurata, ndërsa sipas Google, ai ndodhej mbi Madagaskar dhe kishte shpërndarë vetëm 770 milionë dhurata.

Tradita për të ndjekur lëvizjet e personazhit kryesor të Krishtlindjeve u iniciua nga NORAD në vitin 1955, kur në një gazetë amerikane u shfaq një lajmërim me numrin e telefonit të Santa Claus. Por në lajmërimin në fjalë kishte një gabim daktilografik dhe fëmijët duke ndjekur adresën "trokisnin në portën" e selisë së NORAD. Që nga ajo kohë ushtarakët morrën përsipër përgjegjësinë për të informuar çdo vit të gjithë të interesuarit mbi rrugët e Santa Claus.